1 Marsi – Dita e diskriminimit ZERO

Botërisht 1 Marsi njihet si “DITA E DISRKIMINIMIT ZERO”.
Këtij viti kur rëndesa psiqike, ekonomike e shëndetësore sa vjen e shtohet, të tilla data si asnjëherë më parë do duhej të ishin një moment reflektimi për gjithë kalvarinë e derteve që njerëzimi po mbanë mbi supe. Fundja, siç është përmendur shumë herë, diskriminimi dhe pabarazitë janë të ndërthurura ngushtë. Ndërveprimi i formave të diskriminimit, qoftë ai strukturor apo shoqëror, kundër individëve dhe grupeve mund të çojë në një gamë të gjerë pabarazish – për shembull, në të ardhura, edukim, shëndetësi dhe punësim.
Madje edhe UNAIDS këtij viti po thekson nevojën urgjente për të ndërmarrë veprime përmes së cilës i jepet fund pabarazive rreth të ardhurave, moshës, statusit shëndetësor, profesionit, paaftësisë, identitetit gjinor, racës, klasës, etnisë dhe fesë – pabarazi këto që vazhdojnë ta rëndojnë jetën e njerëzve në mbarë botën.
Pabarazia që po rritet më shumë se 70% e popullsisë globale, vazhdimisht e ekspozon rriskun e ndarjes së klasave brenda shoqërise, madje e përkeqëson dhe pengon zhvillimin ekonomik e shoqëror. Për më tepër, ndërkohë që COVID-19 po i godet më së shumti njerëzit më të rrezikuar, pra ata në kushtet më të vështira, fatkeqësisht vaksinat e reja kundër gripit duket se po bëhen të disponueshme vetëm për një grup të caktuar shoqëror, gjë që shpalos pabarazitë e mëdha në qasjen e tyre. Shumë analistë e kanë barazuar këtë fenomen me vaksinën aparteid.
Sipas raportit të fundit të UNAIDS, njerëzitë që vijnë prej grupeve shoqërore më vulnerabël shpesh diskriminohen, stigmatizohen dhe në shumë raste, kriminalizohen dhe shënjestrohen prej zbatuesëve të ligjit. UNAIDS nenvizon qe hulumtimet kanë treguar se ky diskriminim shoqëror dhe strukturor në pabarazi të konsiderueshme, sidomos kur bëhet fjalë për qasjen në drejtësi dhe shëndësi.
POR çuditërisht sipas UNAIDS rezulton se komunitetet më të përjashtuara kanë tendencën për të qenë më ndihmues, ndoshta për shkak të përvojave të tyre të trishta. Empatia e gatuar që në rrënjë dhe ndjeshmëria humane tek këto kjo pjesë e popullsisë janë akoma shenja shprese se nëse këmbëngulim të gjithë bashkë, arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia ekonomike mundet dhe DUHET të jenë të aksesueshme për secilin, pa dallim!
Fjolla Spanca