5 mënyra si një sipërmarrës mund të ndihmoj komunitetin
Nuk ka rëndësi nëse je një dyqan i vogël poshtë pallatit apo një degë e një kompanie të madhe me zyrat qëndrore në New York. Ka gjithmonë një mundësi për t’i dhënë diçka komunitetit dhe ne propozojmë 5 mënyra si më poshtë:
Kontribuoni në ekonominë lokale
Vendosni të merrni furnizime dhe lëndë të parë nga shitësit vendas dhe bizneset lokale për çdo shërbim apo blerje të tjera të lidhura me biznesin. Blerjet dhe investimet tuaja do të kontribuojnë në ekonominë lokale dhe mund të nxisin pronarët e bizneseve me të cilët të bëhen pjesë e këtij rrjeti. Vendosni marrdhënie të forta me gjithë aktorët e ekooisë lokale ndërsa zhvilloni e përmirësoni imazhin e kompaninë tuaj.
Promovoni bizneset lokale
Si pjesë e ekonomisë lokale, ju mund të merrni e t’i atribuoni vetes rolin e sipërmarrjes për promovimin e bizneseve të tjera lokale përmes përpjekjeve të bashkë-marketingut ose thjesht përmes referimeve. Qëllimi është të krijohet një ndjenjë mes komuniteti dhe afrie midis sipërmarrësve në komunitet dhe klientëve e banorëve të një vendi. Pavarësisht nëse punoni në teknologji, pasuri të paluajtshme ose shërbim ushqimi, ekzistojnë mënyra të ndryshme që mund të lidheni me komunitetin lokal përmes punës që bëni.
Sponsorizoni organizata jofitimprurëse në komunitet
Caktoni një kuotë modeste mujore apo tremujore për një organizatë jofitimprurëse e cila merret apostafat me çështje të cilat keni më përzemër.
Bëhuni vullnetarë për pak orë bashkë me kolegët tuaj në një organizatë jofitimprurëse
Përfshini vullnetarizmin në misionin e kompanisë. Nxisni pasionin e punonjësve për mirësi kolektive dhe të bërit gjëra së bashku. Vullnetarizmi mund të krijojë një ndjenjë afërsie dhe gjithashtu shërben për të forcuar shpirtin e ekipit.
Hartoni një model biznesi që i kthen mbas diçka komunitetit
Nëse jeni me pakicë ose ndonjë lloj biznesi tjetër i shitjes së produkteve, konsideroni të dhuroni një pjesë të fitimeve të secilës shitje automatikisht. Nëse jeni në biznesin e shërbimit, mund të krijoni një model biznesi që i jep një pjesë të të ardhurave një bamirësie ose organizate tjetër jofitimprurëse. Është e sigurt se kur Kur ju i jepni komunitetit tuaj, komuniteti do t’ua kthejë me se s’bën, shumëfish.