70% e ujit në tokë shkon për vaditje në bujqësi
Mendoni se si mund të dukej tryeza juaj gjatë të treja vakteve nëse uji nuk do të përdorej për të ujitur të korrat. A mendoni se mund të mbijetoni shumë gjatë pa produktet e grurit, misrit, perimeve e frutave? Uji për vaditje është thelbësor për prodhimin e këtyre produkteve e për të ushqyer popullsinë e botës dhe kështu ka qenë për mijëra vjet.
Në të gjithë botën, ujitja (uji për bujqësinë ose vaditja e të lashtave) është ndoshta përdorimi më i rëndësishëm i ujit pas përdorimit për të pirë. Kësisoj rreth 70 përqind e të gjitha ujërave të ëmbla në botë shkojnë për vaditje dhe ujitje. Bujqësia si ajo organike dhe ajo industrial varësohen nga uji për të siguruar ushqim për popullsitë e mëdha të botës. Pa ujin e marrë nga lumenjtë, liqenet, rezervuarët dhe puset të lashtat nuk do të mund të rriteshin kurrë në shkretëtirat e Kalifornisë, Izraelit, apo Saharasë.
Vaditja ka ekzistuar për aq kohë sa njerëzit kanë kultivuar bimë. Shpikja e parë e njeriut pasi mësoi se si të rriten bimët nga farat ishte ndoshta një kovë. Njerëzit e lashtë duhet të kenë patur kurriz të fortë ngaqë duhej të tërhiqnin kova plot ujë për të ujitur bimët e tyre të para. Vaditja e ujit edhe sot në fusha të mbjella është ende sipas metodave të ërdorura në lashtësi nga paraardhësit tanë edhe pse metoda të tjera, më efikase dhe të mekanizuara janë prezantuar bujqësisë.
Një nga metodat më të popullarizuara të mekanizuara është sistemi i ujitjes me sistem qendror, i cili përdor mekanizmë spërkatëse lëvizëse ose koka të rubinetave që pikojnë në tuba me rrota që rrotullohen rreth një burimi qendror të ujit. Fushat e ujitura nga këto sisteme shihen lehtësisht nga ajri si rrathë të gjelbër. Ka shumë më tepër teknika vaditëse që përdorin fermerët sot, pasi gjithmonë ekziston nevoja për të gjetur mënyra më efikase për të përdorur ujin për ujitje.
Kur përdorim ujë në shtëpinë tonë, ose kur një industri përdor ujë, rreth 90 për qind e ujit të përdorur përfundimisht kthehet në mjedisin ku rimbush burimet e ujit (uji kthehet në një përrua ose poshtë në tokë) dhe mund të përdoret për qëllime të tjera. Por nga uji i përdorur për ujitje, vetëm rreth gjysma është e ripërdorshme. Pjesa tjetër humbet nga avullimi në ajër. Ndaj uji bujqësia mbetet konumuesja më e madhe e ujit në tokë