Sa pak specie të Tokës njohim!
Modelet e ndryshme statistikore prej raporteve dhe studimeve shkencore, pas dekadash studim, kanë arritur në përfundimin se gati 8.7 milion specie gjenden sot në Tokë, sipas National Geographic.
Aktualisht, 1.64 milion janë emëruar prej grupit te kafshëve, bimëve dhe kërpudhave., kështu që mbetet 86 përqind për t’u gjetur.
Kjo do të thotë që shkencëtarët kanë kataloguar deri më tani më pak se 15 përqind të specieve të gjalla në planetin tonë. Po r duke qenë se shkalla e zhdukjes së specieve është alarmante, për fat të keq shumë specie nuk do të mund të njihen nga shkenca kurrë.
Dyqind e pesëdhjetë vjet pasi botanisti suedez Carl Linnaeus krijoi një sistem formal për klasifikimin e diversitetit të natyrës, katalogu për disa klasa të gjallesave, të tilla si gjitarët dhe zogjtë është pothuajse i plotë por inventarët për klasat e tjera janë mjerisht të pakta.
Për më tepër, vetëm 7 % e numrit të parashikuar të kërpudhave-i cili përfshin kërpudha është përshkruar, dhe më pak se 10 përqind e formave të jetës në oqeanet e botës janë identifikuar e janë ato specie që janë të lehta për t’u gjetur, që bien në sy, që janë relativisht të mëdha, sipas kërkuesve botanikë.
Konkretisht vetëm 1,942 lloje bimësh dhe 1,886 lloje kërpudhash u emëruan shkencërisht për herë të parë në vitin 2019, dhe shumë specie mbeten të panjohura për shkencën në vendet më të egra.