Një zgjidhje për ata që u mungon uji i pijshëm
Jonathan Liow u frymëzua për të përdorur aftësitë e tij krijuese për të ndihmuar të tjerët pasi vizitoi Kamboxhia në vitin 2008 tek vuri re mungesën e madhe gjithë gjërave esenciale për jetesë , ato që shumë njerëz i marrin si të mirëqëna. Si rezultat, ai krijoi një sistem të thjeshtë, të qëndrueshëm dhe me kosto të ulët të pastrimit të ujit e që ka potencialin për të ndihmuar edhe për zhdukjen e sëmundjeve dhe shpëtimin e jetëve.
Solarball është projekti i vitit të fundit të Jonathan në programin e tij të studimeve universitare për Projëktim Industrial. Çdo ditë kjo pajisje mund të krijojë deri në tre litra ujë të pastër. Njësia sferike thith rrezet e diellit dhe bën që uji i ndotur që gjendet brenda të avullojë. Ndërsa avullimi ndodh, ndotësit ndahen nga uji, duke gjeneruar kondensim të ujit që automatikisht kthehet në ujë të pijshëm. Kondensimi mblidhet dhe ruhe dhe është gati për t’u pirë.
Ideja e Jonathan u motivua nga dëshira për të ndihmuar 900 milionë njerëz që nuk kanë akses në ujë të pijshëm e të sigurt në të gjithë botën. Çdo vit, më shumë se dy milion fëmijë vdesin nga shkaqe krejtësisht të parandalueshme, shumica e të cilave shkaktohen nga uji i ndotur. Ky problem nuk ka zgjidhje e sa vjen e përkeqësohet situata e ujit të pijshëm në vendet në zhvillim për shkak të urbanizimit të shpejtë dhe rritjes së popullsisë.
Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen e tij në https://www.jonliow.com/