Në rrezik zhdukjeje gjenetike dhitë e rracës autoktone
Burimet blegtorale janë jetike për mirëqenien dhe begatinë e vendit. Popullatat e bagëtive ripërtypëse endemike në Shqipëri paraqesin një “visar gjenetik”shumë të larmishëm, i cili është gjithnjë e më shumë nën kërcënimin e dobësimit dhe zhdukjes gjenetike. Në Republikën e Shqipërisë racat vendase dhe autoktone përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullatës së kafshëve të fermës.
Specia e dhisë zë një vend të rëndësishëm në mbarështimin vendas të produkteve të
saj të vlefshme si qumështi, mishi dhe nënprodukte të tjera. Në Shqipëri, dhitë zënë një vend të rëndësishëm mes bagëtive. Numri i të dhirtave në vitin 2020 është 774.332 krerë, duke pësuar rënie vjetore me 10,26 %, në krahasim me vitin 2019. Ato janë të përhapura në zonat malore dhe kodrinore, në zonat ku ka më shumë kullota natyrore. Rreth 97% e tyre janë raca vendase ose ekotipe dhe 3% janë të kryqëzuara me racat dhi “Alpine”dhe “Sana”.
Dhia është specia e vetme që nuk i është nënshtruar kryqëzimit masiv. Ekotipet vendase të dhisë janë krijuar ndër shekuj falë pasionit e punës së fermerit. Përmes përzgjedhjes së vazhdueshme të gjeneratave, janë trashëguar ekotipe vendase që për ne përbëjnë një pasuri të shkëlqyer gjenetike – tradicionale. Historia e krijimit të këtyre ekotipeve është një histori e gjallë plot pasion, sakrifica të shumta për mbijetesë. Përzgjedhja natyrore ka favorizuar zhvillimin e balancuar të gjenotipit.
Ato ruhen në zonën e tyre, duke marrë emrin sipas zonës gjeografike ku rriten si “ Dhia
e “Velipojës”, Dhia ”Capore e Dragobisë”, Dhia e “Hasit” Dhia e “Skuqe e Matit”, Dhia
e “Shpatit”, Dhia “E kuqe e Krrabës” Dhia “Capore e Mokrrës” Dhia “E zezë e Dukatit”
Dhia “Lara e Kallmetit”.
Në Shqipëri dhitë janë përgjithësisht të ngjashme me dhitë e Ballkanit dhe nga pikëpamja
kronologjike, me origjinë nga Capra Priska. Në përgjithësi dhitë e Ballkanit kanë qime dhe
jo lesh. 70-90% e tufave të dhive në pjesën veriore të Shqipëri janë me ngjyrë të kuqe,
ndërsa në jug ka dhitë laramane, me ngjyrë gështenjë, të zezë dhe të kuqe.