A do të dish si punohet një pjatë argjili? Stela na i tregon detajet
Stela Nelaj na prezanton punimet e saja me argjile të cilat më të shumtat jane punime dekoruese. Arsyeja që janë është fakti se këto punime nuk piqen pas lyerjes por vetëm thahen në ajër.
Punimi kalon sigurisht në disa faze. Fillimisht ideoet një skixë të pkjatës që dëshironi ta realizojë. Më pas vjen punimi për t’i dhënë një formë të përafërt me atë përfundimtare që është menduar që në fillim. Çdo detaj do kohën e saj dhe përqëndrim e vëmendje maksimale. Më pas do të duhen pesë apo shtatë ditë të realizohet tharja.
Pasi thahet pjata kërkohet punë për të ‘zbutur’ e lëmuar anët e pjetës përmes proçesit të zmerilimit. Ky proçes sjell në forma të rregullta e të këndshme punimin. Më pas pjata është gati për t’u pikturuar. Fillimisht kalon një shtresë boje që është rezistente ndaj ujit në mënyrë që edhe po të marrin pluhurin e pjatës, bojrat nuk fshihen. Pjesa finale i takon pikturimit me bojra akriliku sipas fantazisë e pasi këtij procesi është e nevojshme që t’i shtohet një solucion shkëlqim dhe rezistencë ndaj ujit. Voilá! Pjata me argjile është gati!
Më shumë në: @unike_si_ti