A është energjia bërthamore ekologjike?

Të gjitha llojet e energjisë ndikojnë në planetin tonë edhe energjia bërthamore mund të shkaktoj ndotje radioaktive, nëse nuk kujdesen siç duhet (aksidenti i Çernobilit dhe Fukushima rezultoi në ndotje radioaktive, vdekje, dëmtim dhe ndotje biodiversiteti).
Prodhimi i energjisë bërthamore ka nevojë për sasi të mëdha uji për të ftohur reaktorët, i cili më pas lëshohet në mjedis ku temperatura e lartë ndikon në ekosisteme, zvogëlon mundësinë e përdorimit të këtij uji për përdorime të tjera dhe mund të shkatërroj organizmat e gjallë.
Energjia bërthamore prodhon më pak dioksid karboni dhe tymi që del është avulli i ujit që avullon kur ftohen reaktorët dhe nuk ka ndikim në mjedis sepse bashkohet me ciklin natyror të ujit. Në varësi të problemit ekologjik ku përqendrohemi, energjia bërthamore mund të jetë ose jo ekologjike. Nuk ka një përgjigje të thjeshtë për ndikimin ekologjik të energjisë bërthamore, nuk është 100% ekologjike dhe as 100% e sigurt.
Konsiderohet një nga burimet më pak të dëmshme të energjisë nga pikëpamja klimaterike, por nëse ndodh një problem pasojat ekologjike janë të rënda. Energjia bërthamore dhe burimet e tjera të prodhimit të energjisë janë simptoma të shoqërisë, industrisë dhe konsumit jo të qëndrueshëm. Përtej pyetjes se cili burim energjie është më ekologjik, duhet të pyesim veten nëse prodhimi në sasi të mëdha i energjisë është miqësor me mjedisin.
Nga Aleksandra Stambolliu