A ka burime ushqimore për të gjithë?
Në pesë dekadat e fundit, bujqësia moderne u zotua se do të zhdukte urinë në mbarë botën. Faktet tregojnë se ende shumë njerëz nuk e kapin dot minimumin jetik e standartin e të jetuarin me dinjitet. Uria mbetet serish problem anekënd globit. FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë) tregon se se të varfërit nuk mund të ushqehen jo sepse tregut i mungon ushqimi porse nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për ta blerë atë.
Si rrjedhojë e politikave globale e rajonale, sot kemi një sistemi ushqimor global me këto tipare: mbiprodhim, uri të skajshme e çuarjen dëm të ushqimit. Konkretisht sot në botë, prodhohet ushqim për të ushqyer 10 bilion njerez nga 7.6 bilion njerëz që banojnë Tokën, porse 1-3 milion njerëz e gjejnë veten me pjatën bosh e të uritur. 70% e të uriturve në botë janë fermerët të vegjël e pjesa më e madhe janë gra, që prodhojnë gjysmën e ushqimit për banorët e globit në më pak se 25% të tokës bujqësore.