Agrobujqësia intensive
Industria e përpunimit të mishit në mbarë botën përbëhet nga qarkullimi i një sasie prej prej 50 miliardë kafshë. Kjo lloj industrie mbetet një prej industrive më gjakatare ku kafshë jetojnë në ferma me kushte të mjerueshme, të mbipopulluara, të mbyllura dhe pa asnjë kusht minimal mirëqënieje.
Për shembull, shumëkush asqë do e besoj se ndërtesat prej betoni shumëkatëshe do të ishin ferma dhe jo zyra, në Malin Yaji në jug të Kinës, në një nga vendet me industrinë e lartë të përpunimit të mishit në botë. Ashtu si pakkush e di se kjo lloj industrie është një prej faktorëve më të qenësishëm që ndikon në ngrohjen globale.
Konsumatorët duhet medoemos të ndërgjegjësohen që në dietën e tyre të përfshijnë sa më shumë perime jo vetëm për shëndetin por edhe një të ardhme të sigurtë për sa i përket mjedisit. Mishi i zëvendësuar me fasulet, thjerrëzat, arrat dhe farat e më shumë perime do të ndikoj në racionimin e tij dhe gjithashtu mund të sjell një ridimensionim të kulturës së prodhimit tek fermerët, prodhuesit dhe vetë konsumatorët.
Zgjidhja mbetet tek rëndësia që do t’i jepet aktorëve të ekonomisë locale: konkretisht ç’industralizimi i industrisë bujqësore duke bërtë që bujqit e vegjël të kujdesen për tufat e bagëtisë, duke i ushqyer në natyre a pa antibiotikë dhe duke respektuar ritmin e stinëve. Nga ana tjetër edukimi i konsumatorit mbetet e një rëndësie të veçantë. Kërkon politika vullneti ku përfituesit nuk mbeten vetëm kompanitë e mëdha agroindustriale por fermerë të vegjël, vetë komunitetet, konumatori dhe mjedisi njëkohësisht.