A mund ta ushqejmë botën pa ia shkatërruar burimet?
Uria mbetet serish problem anekënd globit. FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë) tregon se të varfërit nuk mund të ushqehen jo sepse tregut i mungon ushqimi porse nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për ta blerë atë. Si rrjedhojë e politikave globale e rajonale, sot kemi një sistemi ushqimor global me këto tipare: mbiprodhim, uri të skajshme e çuarjen dëm të ushqimit.
Sot prodhohet ushqim për të ushqyer 10 bilion njerez nga 7.6 bilion njerëz që banojnë Tokën, porse 1-3 milion njerëz e gjejnë veten me pjatën bosh e të uritur. 70% e të uriturve në botë janë fermerët të vegjël e pjesa më e madhe janë gra, që prodhojnë gjysmën e ushqimit për banorët e globit në më pak se 25% të tokës bujqësore.
Nga ana tjetër kemi krijuar varësisë ndaj konsumit ose ndryshe një system lakmie për të shpenzuar jo aq ushqim sa mund të konsumohet e ku miliona të tjerë nuk kanë mundësinë të shtrojnë një tavolinë të plotë për familjet e tyre e të kenë një dietë të balancuar.
E ndaj studjuesi, Dr. Eric Holt-Giménez na kthjellon me fakte dhe argumente duke marrë në konsideratë këto fakte reqethëse por edhe faktorë të tjerë të rëndësishëme lidhur me këtë çështje sikur është mjedisi e resurse natyrore duke shpjeuar qartë edhe ndikimin ekologjik të sistemit të prodhimit dhe konsumit mbarëbotëror të ushqimit.
Duhen sugjeruar zgjidhje për të shmangur kështu një katastrofë sociale dhe mjedisore pa harruar se është absolutisht e mundur edhe ushqim i mjaftueshëm për të ushqyer të gjithë falë teknologjisë, burimeve dhe ekspertizës. Ajo që nevojitet është një transformim i plotë i regjimit global të ushqimit, i aftë të rris barazinë ndërsa prodhon ushqim dhe përmbys ndikimet mjedisore të bujqësisë.