A mund të ndikojmë neve në parandalimin e ngrohjes globale?!
Planeti ynë, gjithnjë e më shumë po përballet me ndryshime radikake të klimës! Stuhitë, vërshimet e thatësira nuk mund të anshkalohen shpërfillshëm!
Zvogëlimi i sasisë së reshjeve, zvogëlimi i sasisë së ujit për pije dhe higjienë, humbja e të korrurave, përballja më urinë etj. janë vetëm disa prej rreziqeve që i kanosen njerëzimit nga ngrohja globale: e cila ndër tjerash është pasojë e neglizhencës mbarë-botërore, prej së cilës lirimi i gazrave serë në atmosferë vazhdon papushuar.
Andaj, natyrshëm lind pyetja se çka mund të bëjë secili nga Ne për të zvogëluar efektet e ngrohjes globale?!
Ushqimi:
- Blini ushqime organike që janë më të shëndetshme dhe për prodhimin e të cilave shpenzohen më pak energji.
- Blini produkte lokale sepse kështu zvogëloni energjinë e shpenzuar për transportin e produkteve nga jashtë.
- Blini ushqime të paketuara sa më thjeshtë dhe merrni me vete trajsat, që të zvogëloni mbeturinat e krijuara nga qeset e plastikës.
Në shtëpi:
- Blini pajisje që kursejnë energjinë dhe servisoni të vjetrat ose ndërroni ato.
- Minimizoni ngrohjen dhe ftohjen në shtëpi duke izoluar mirë shtëpitë tuaja.
- Kur dilni jashtë fikni kompjuterët, ngrohëset dhe kondicionuesit e ajrit.
- Shfrytëzoni burime alternative dhe ekologjike të energjisë.
- Mbjellni sa më shumë fidane dhe pemë në oborret tuaja.
- Zëvendësoni poçet tuaja elektrike me poça fluoreshent kompakt.
- Nëse secili nga ne zbret temperaturën në shtëpi për 1 grade C, do te zvogëloj emetimin e CO 2 për 300 kg në vit,
- Nëse secili nga ne do të përdorte ftohësit me shenjë A + , do të zvogëlonte emetimin CO 2 për 210 kg në vit
- Nëse secili nga ne do te mbillte një dru, do të kontribuonte në uljen e sasisë së CO 2 për një ton, për periudhën sa mundet të thithë CO 2 një dru gjatë jetës se tij.
Në udhëtim:
- Ngisni veturat tuaja më rallë dhe në vend të tyre shfrytëzoni transportin publik.
- Ecni apo përdorni biçikletën në relacionet e shkurta.