Fermerët e vegjël ose heronjtë e heshtur të tokës
Fermerët e vegjël janë gardianët shekullorë të shumëllojshmërinë gjenetike, ndryshe nga prodhimi në sasi të mëdha i një sistemi bujqësor modern. Fermat e mëdha janë gjithnjë të priruara përzgjedhjen e atyre varieteve që kanë aftësinë të prodhojnë më shumë, që arrijnë të piqen më shpejt e në e forma të njëllojta dhe vjelja realizohet po në të njëjtën kohë.
Gjithashtu, përzgjidhen vetëm ato varietete që i reziztojnë kohës së gjatë të transportit të largët, magazinimit dhe kohës së qëndrimit në dyqan. Fermerët e vegjël lokalë përzgjedhin varietete të ndryshme në mënyrë që të kenë një sezon më të gjatë vjeljesh e korrjesh. Produktet e tyre janë mëse të larmishme në forma, ngjyra e varietete.
Fermerët vendorë ruajnë Tokën e Bukës nga tjetërsimi. Nga babëzia e ndërtimeve me leje ose jo për tre dekadat e fundit në vend nuk janë kursyer dhe tokat e bukës. Kësisoj është mjaft e rëndësishme që pazarin t’i bëni tek fermri vendor për produktet që t’i ofron vendi. Kështu do t’i bëni një nder të madh vendit.
Prodhimi vendor është investim për të ardhmen. Duke mbështetur fermerët e komunitetit ku banoni, ju i keni dhënë një dorë në ruajtjen e zanatit më të hershëm të njerëzimit: zanatit të fermerit. Ky është një investim një investim i mirë në sigurinë ushqimore.
Prodhimet vendore kursejnë rrugëtimet e gjata të produkteve të importit. Mendoni rrugën e gjatë që bëjnë produktet e e importit nga vende të largëta për ditë e javë të tëra. Kostot që paguan natyra do të eleminohen ndjeshëm nëse konsumoni produkte vendore. Më pak ajër i ndotur, më pak varësi nga pasuritë natyrore, më pak ndikim të ‘efektit serë ‘.