A u jemi mjaftueshëm mirënjohës fermerëve të vegjël, këtyre heronjve të heshtur të tokës?
Të blesh produkte direkt nga fermerët/prodhuesit vendore ndihmon ekonominë e për rrjëdhojë familjet e tyre prosperojnë. Pothuajse në të gjithë botën, prodhuesit e vegjël e shesin produktin e tyre tek shitë si i shumicës apo i pakicës me një çmim afër kostos së prodhimit. Nëse ju blini direkt nga fermerët, atëherë ju jo vetëm paguani drejtë mundin dhe lodhjen e tyre por dhe i ndihmoni ata të vazhdojnë t’i shërbejnë tokës. Dikush duhet ta bëjë!
Prodhimi vendor është investim për të ardhmen. Duke mbështetur fermerët e komunitetit ku banoni, ju i keni dhënë një dorë në ruajtjen e zanatit më të hershëm të njerëzimit: zanatit të fermerit. Ky është një investim një investim i mirë në sigurinë ushqimore.
Prodhimet vendore kursejnë rrugëtimet e gjata të produkteve të importit. Mendoni rrugën e gjatë që bëjnë produktet e e importit nga vende të largëta për ditë e javë të tëra. Kostot që paguan natyra do të eleminohen ndjeshëm nëse konsumoni produkte vendore. Më pak ajër i ndotur, më pak varësi nga pasuritë natyrore, më pak ndikim të ‘efektit serë ‘.
Konsumimi i produktevee vendor ndikon në ndërgjegjësimin e fermerit. Nëse konsumatori njeh më mirë se çfarë produkti blen dhe se ku rritet apo prodhohet atëherë përgjegjësia e fermerit rritet. Kontakti direkt i të dy palëve, fermer-konsumator rrit shancet që fermerët të inkurajohen të përdorin më pak pesticide dhe të besojnë tek një bujqësi përtej komerciales.