Nevoja për aftësitë e humbura të dikurshme
Industrializmi i shoqëruar me kapitalizmin modern të konsumit ka krijuar tashmë gjeneratën që nuk është në gjendje të mbijetojë lehtë nëse vrig do të ndërpritej prodhimi i mallrave dhe shërbimeve. Shpresën do e varë direkt tek programet e shpëtimit nëse do të haseshim me raste të jashtëzakonshme të emergjencës.
Sistemi i varësisë ndaj konsumit ose ndryshe sistemi i lakmisë bën që gjithça të jetë në shitje dhe mania e të konsumuarit e poseduar gjithça është tashmë një mjet jetese. Një skllavërim i mendjes dhe zemrës që beson se gjithça mund të blihet në market.
Rrallë e më rrallë mësojmë sesi mund të rrisim perimet tona, t’i konservojmë ato, të arnojmë teshat, të bëjmë punë dore, të rregullojmë vetë një gardh rredh shtëpisë apo ta ndërtojmë vetë kasollen e qenit. Kjo sepse tashmë gjithçka është e arritshme me vetmen mënyrë:“ta blesh” produktin apo shërbimin.
Më poshtë, ‘Fshat e Zanat’ ju këshillon disa prej aftësive të lëna pas dore, të humbura apo të harruara që mbeten të vlefshme, e që mund t’i bëni tuajat, e që do ju sigurojnë më shumë kënaqësi nga seç mendoni. Këto aftësi që propozojmë do të kthehen në ato aktivitete të dashura për shumëkë i cili dëshiron të kalojë kohë cilësore me veten, në gjetje të qetësisë së brendshme apo si një mënyre efektive për të luftuar tensionin dhe stresin e punës.
Kopshtaria
Kopshtaria kthehet padyshim në një varësi që në kohën kur vendosni farat e para në tokë e filloni të kujdeseni për kopështin tuaj. Më pas do të vëreni sesi do t’ju shtohet pasioni për të kursyer e ruajtur farat për mbjelljet e ardhshme apo të krijoni varietete të tjera të bimëve, e të rrisni ushqimin tuaj gjatë gjithë vitit.
Konservimi i ushqimit
Ka shumë për të zgjedhur, lista pothuaj është e pafundme duke filluar nga mësimi i artit të fermentimit, ose ruajtjen e ushqimit pa energji elektrike, apo, kriposja dhe tharja e mishit, dehidratimi i frutave dhe perimeve, ndërtimi dhe përdorimi i një bodrumi, e shumë, e shumë të tjera.
Punë me dru
Mësoni si të bëni mobiljet, shtyllat e gardheve dhe mjetet tuaja. Dukeb aq të vështira por do të befasoheni se sa e lehtë është puna me dru.
Gjuetia dhe peshkimi
Kjo lloja ftësie tashmë zotërhet nga profesionistë apo ata të cilët kanë pasion këtë lloj aktiviteti. E në fakt, këtu nuk është fjala për gjueti të kafshëve të mëdha të egra por si të ndërtoni një kurth lepuri, të bëni një kallam peshkimi nga materiale rrethanore që gjeni në natyrë.
Qepja
Ka shumë më tepër për të qepur sesa thjesht të vendosësh dy copa pëlhure së bashku. A mund të rrisni dele, t’i qethni, të pastroni leshin dhe ta rrotulloni? Dhe pastaj t’u merrni leshin dhe të krijoni rroba prej saj? A dini si të bëni lëkurë vetë? Për këto aftësi e kemi fjalën dhe nuk është asnjëherë vonë të fillosh me një prej tyre!