Agral – Shpezat javore të kopshtajeve në një kuti
Agral është një projekt që synon të rivendosë lidhjen e drejtëpërdrejt midis fermerëve dhe konsumatorëve. Nëse keni blerë produkte me origjinë të panjohur në dyqane ose në tregun më të afërt, Agral po ofron një zgjedhje më të mirë.
Kutitë tona përmbajnë sasinë ideale për konsum javor të një familjeje, me produkte të freskëta sezonale direkt nga fermerët vendas. Konsumatori sigurohet për produkte cilësore, që njëkohësisht në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbështet një komunitet të fermerëve apo artizanëve vendas.
Klientëve u dërgohet çdo javë një listë produktesh e përditësuar (produkte të shportës, por edhe produkte mishi, bulmeti, zahire etj.) sepse synohet që, veçse të ofrohen produkte sezonale të freskëta, edhe të marrin në konsideratë sugjerimet për t’u përmirësuar, kohë pas kohe sipas të klientëve.
Një tjetër synim është të shmangim paketime mbi paketime të panevojshme dhe të riciklojmë paketimin që përdorim, për të inkurajuar përgjegjshmëri mbi ambientin e natyrën që na ushqen.