Agronomi 90 vjeçar që ka një mënyrë për zgjidhjen e urisë në botë
Yuan Longping i lindur më 7 shtator 1930 është agronom kinez, i njohur për zhvillimin e varieteteve të para hibride të orizit në vitet 1970. Orizi hibrid siguron bazën ushqimore në vende ku uria është shumë e lartë. Yuan njihet si “Father of Hybrid Rice” nga mediat kineze.
Ai e nisi punën e tij si përgjigje ndaj një nga katastrofave më të mëdha të shekullit 20 “Great Chinese Famine”, ku vdiqën 36 milion njerëz. Në vitin 1974 orizi hibrid i quajtur “revolution rice” ishte në prodhim masiv duke siguruar 20% më shumë prodhim se orizi i zakonshëm dhe ishte aq i suksesshëm sa në 1979 nisi të importohej në ShBA për prodhim.
Yuan Longping mori çmimin “Ëorld Food” në 2004 dhe “Confucius Peace” në 2012. Ai ka zhvilluar gjithashtu orizin që mund të rritet në ujëra të kripura. Rezultatet pozitive siguruan 200 lloje të ndryshme të orizit që rriten në ujëra të kripura. Përveç rritjes së prodhimit ka përfitime shëndetësore, pasi në ujërat alkaline ka më shumë kalcium dhe mikroelementë dhe kërkon më pak pesticide, pasi insektet nuk i përballojnë kushtet e kripura.
Yuan është në moshën 90 e ca vjeçare, por nuk e ngadalëson punën e tij. Pasi prodhimi global duhet të rritet me të paktën 1% çdo vit për të përballuar rritjen e popullsisë.
Nga Aleksandra Stambolliu