Agroturizmi me një klik”-, një aplikacion për agroturizmin shqiptar
Më shumë herët sesa vonë do të çlirohemi nga kufizimet e pandemisë dhe lëvizja drejt këtyre pikave agroturistike do të jetë e pashmangshme, Shqipëria rurale është një hapësirë fantastike jo vetëm për të pushuar, por edhe për të investuar.
Produkti i ri inovativ, “AgroTimeAL” është nje guidë online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar
Këtë aplikacion mund ta ketë kushdo në celularin e tij si guidë për ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tipike dhe të përjetojnë një eksperiencë fantastike që të ofron fshati. Në këtë aplikacion do të gjeni rreth 260 ferma turistike dhe rrugëtime drejt staneve, verës, ullirit, agrumeve, midhjes dhe peshkimit.