Aksesorët nga ‘Idea Gjirokastra’

Për vajzat rebele, të lira e fluturake që u druhen kurthit të rrënjëve. Por edhe për ato që duan lulet mbi krye vijnë punimet e vathëve me dekupazh e material bronzi. Një stil bohemian dhe “vintage” për lëkurën e nxirë e të kripur të verës në pasditet e gjallëruara të shetitoreve apo ditëve me shi ku shalli ngatërron vathët poshtë çadrës së kuqe.
Instagram @ideagjirokastra