Aktivizmi për t’u admiruar i të rinjve kurbinas dhe qëndrës rinore“Sebastia”
Shpresat se ky vend do të jetë më i bukur nesër na zgjohen vetëm kur shohim të rinj aq energjikë, me vizione të qarta për të nesërmen e mbi të gjitha me vullnet për të përcjellë modele pozitive të aktivizmit qytetar.
I tillë është edhe rasti i të rinjve lezhjanë që së bashku me shoqatën “Sebastia” kryejnë aktivisma mjaft të nevojshme jo vetëm për rajonin e komunitetin e tyre. Kësisoj këtë të dielë nuk ishte veç një ditë e zakonshme fundjave e pushimi,por një e dielë e mbushur me aktivitete për ta. Nisi që herët në mëngjes,me vrullin e të rinjve,një fushatë sensibilizuese dhe thirrjeje për mbrojtjen e vlerave historiko-kulturore. Mbrojtjen e Urës së Zogut, Monument i Kategorisë së Parë dhe “Miss Ballkani” prej vitit 2001.
Ura me Harqe nuk i përket vetëm Milotit,por të gjithë atyre që kuptojnë vlerën e saj apo vlerat e trashigimisë kultore të një vendi. Të rinjtë e Sebastias nuk u mjaftuan me shpërndarjen e fletëthirrjeve për marshim në mbrojtje të Urës me Harqe dhe të gjithë bashkë vendosën të vizitonin fshatin, Skuraj. Aty ku natyra u tregua aq bujare,sa hodhi mbi atë vend një mrekulli,ku fatkeqësisht dora e njeriut dhe papërgjegjshmëria për ta mbajtur pastër e kanë venitur disi.
Lojra,argëtim me njëri-tjetrin,një pushim i bukur larg zhurmave të qytetit,në zemër të një perle natyrore. Sepse natyra na e dha modelin unik se sa bukur rri mali, fusha, lumi, qetësia e freskia në një vend, e të rinjtë e Sebastia-s modelin që duhet të zgjohet tek çdokush,që pasi kalon një ditë argëtuese me ushqime bio e pije të shtrenjta, nuk hezitojnë t’i hedhin mbeturinat anë e mbanë lumit.
Shoqata “Sebastia” bën thirrje të mbahet pastër çdo perlë e natyrës duke dhënë shembullin se forca,vullneti e ndërgjegjja e fortë e tyre të frymëzojë të rinj të tjerë. Ata nuk tuten edhe janë të paktë krahasuar me gjithë ato mbeturina, që gjejnë kudo ku aktivizmi i shpie e kur duket se natyra afron më shumë me një vend vendgrumbullim mbetjesh dhe jo pranë një zone turistike. Në vetëm pak kohë, arrijnë të mblidhnin rreth 15 qese mbeturinash sin ë rastin e fundit në “Urën e Zogut”. Ku si për ironi të fatit ishin të detyruar t’i merrnin në makinat e tyre deri në Milot, në kërkim të një koshi mbeturinash.