Shqetësimi për rrezikun e zhdukjes së specieve të bimëve
Një studim i ri ka dalë në përfundimin se 40% e specieve bimore janë në rrezik zhdukjeje për shkak të shkatërrimit të vazhdueshëm të botës sonë natyrore. Raporti ‘Gjendja e Bimëve dhe Kërpudhave të Botës 2020’, i cili mbështetet në punën e 210 shkencëtarëve nga 42 vende, tregon një rritje prej 20% nga hulumtimi i publikuar në vitin 2016 i cili zbuloi se 20% e specieve të bimëve ishin në rrezik zhdukjeje.
Nuk janë vetëm speciet bimore ato që rrezikohen nga zhdukja. Studimi zbuloi se kërpudhat janë gjithashtu shumë të ndjeshëm ndaj veprimeve të njerëzve dhe numri i tyre po zvogëlohet me shpejtësi, thonë shkencëtarët nga ‘Kopshtet Botanike Mbretërore’, të cilët publikuan raportin.
Po çfarë po shkakton rënien e numrit të bimëve dhe kërpudhave?
Popullsitë e tëra të bimëve dhe kërpudhave janë në rrezik zhdukje anekënd botës për shkak të rritjes së shpyllëzimit për të përmbushur kërkesën në rritje për lëndë drusore dhe toka bujqësore, një rritje të emetimeve dhe gazrave në mbarë botën që prishin sistemin klimatik, parazitë të rinj që kërcënojnë të lashtat dhe shëndetin tonë, futjen në ekosistem e specieve të huaja shpesh në mënyrë jot ë ligjshme.
Bimët dhe kërpudhat janë bazat për jetën në Tokë, por shkencëtarët tshprehen se ata tani janë në një garë me kohën për të gjetur dhe identifikuar specie para se të humbasin.
Profesori Alexandre Antonelli, drejtor shkencor në ‘Kopshtet Botanike Mbretërore’, Keë, konkretisht thotë se: “Ne nuk do të ishim në gjendje të mbijetonim për një kohë të gjatë pa bimë dhe kërpudha, e gjithë jeta jonë varet prej tyre dhe është me të vërtetë koha për të vepruar.”
Raporti trajton sesa pak e njohuri të përgjithshme ka për rëndësinë e kërpudhave dhe bimëve për vetë ekzistencën e kulturave bujqësore dhe sigurinë ushqimore në planetin tonë.