Algat e detit janë ushqimi i së ardhmes
Rasmus Friis Sørensen, Simon Weber Marcussen dhe Claus Marcussen themeluan Dansk Tang (Danish Seaweed) në pranverën e vitit 2016. Ata mblidhnin alga në ujërat bregdetare të gadishullit Odsherred, ku rriten të gjitha llojet e algave që gjenden në Danimarkë. Pasi fituan përvojë dhe mësuan më shumë për këtë “perime nga deti” filluan që të krijonin receta dhe produkte të reja që sollën rritjen e kërkesave nga vendasit. Rritja e kërkesave solli rritjen dhe zhvillimin e kompanisë pasi tani ofron 20 lloje të ndryshme alga deti që mblidhen në ujërat e Danimarkës.
Algat e detit dhe përfitimet
Rritja e algave të detit nuk kërkon pesticide dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistemin detar. Kur rriten ato thithin dioksidin e karbonit, krijojnë habitate më të mira për peshqit, molusqet dhe butakët. Algat mund të cilësohen si “eco food” i të ardhmes. Pasi rriten shumë shpejtë dhe janë të qëndrueshme.
Ato përmbajnë 10 deri 100 herë më shumë vitamina dhe minerale sesa frutat dhe perimet. 6 gram alga deti të thara janë të barabarta me 600 gramë vitamina dhe minerale. Ato janë shumë të shëndetshme dhe kanë përmbajtje të lartë proteinash, antioksidantë, minerale, vitamina dhe omega 3. Mund të gatuhen në mënyra të ndryshme dhe zëvendësojnë mishin.
Nga Aleksandra Stambolliu