Ambasadoret në Shqipëri vizitojnë skutat e viseve shqipëtare. Këta tanët kanë Nusret-in
Në një postim në rrjetet sociale, disa ambasadore na tregojnë se kur koha u premton, ato janë gjithmonë në zbulim të Shqipërisë. Zgjedhin zona e vise e shtigje të largëta, të thella. Takojnë njerëz të zakonshëm e me lirshmërinë që i karakterizon Ato fotografohen sëbashku me ta por edhe me pritësit në bujtinat apo agroturizmet e tyre.
Në mënyrë të drejtpërdrejtë na sugjerojnë se një turizëm i qëndrueshëm është e ardhmja jonë. Është një amalgramë e mrekullueshme e ndërthurjes së një natyre mbresëlënëse shpesh e paprekur me kapacitetin e potencial njerëzor për t’u marr shembull. Pa harruar se duhet pashmangshmërsiht të përcjellim traditën, kulturën dhe historinë që karakterizon, tek i kënaqen diellit dhe natyrës e shërbimeve të bizeseve të vogla sqiptare.
Nga ana tjetër kemi një qasje totalisht të kundërt nga pushtetarët tanë kur vjen puna tek mënyra sesi duan t’i shfaqen masës. Në detyra publike, nën përgjegjësinë për t’i shërbyer një prej popujve më të varfër në Europë e Ballkan, pushtetarët tanë shfaqin format më ekstreme të gëzimit të privilegjeve që lidhen me postin, Hotele me 500 Euro e kusur nata, dreka pune luksoze, makina të shtrenjta e plot të tjera si këto që na vrasin jo vetëm sytë.