Tulla ndërtimi prej veshjeve të ricikluara
FabBRICK krijon materiale ndërtimi eko-miqësore dhe estetike duke përdorur veshjet dhe tekstilet që janë hedhur.
Clarisse Merlet studente në arkitekturë dhe themeluesja e FabBRICK, vuri re se sektori i ndërtimit shkaktonte shumë ndotje, për këtë arsye ajo vendosi të gjente një alternativë që të mundësonte ndërtimin ndryshe. Clarisse kuptoj që veshjet shkaktonin shumë ndotje dhe riciklohen shumë pak, asaj i lindi idea e rivlerësimit të veshjeve të hedhura duke i kthyer në lëndë të parë. Bazuar në karakteristikat e tekstileve, ato krijojnë një material ekologjik dhe arrijnë izolim termik dhe akustik. Sot FabBRICK mundëson lidhjen midis dy sektorëve atij të ndërtimit dhe tekstileve në tulla ekologjike dhe estetike.
Në FabBRICK të gjitha krijimet realizohen me dorë në punishten në Paris. Që nga krijimi në fund të vitit 2018 janë prodhuar më shumë se 40’000 tulla (12 ton tekstile të ricikluara).