ArtBojeqielli është një botë e vogël plot ngjyra
Një nënë, një vajzë. Dy zemra të ngjashme që në ngrohtësinë e shtëpisë, gjejnë prehje dhe krijimtari. Bashkëpunojnë në sinkron, në ide, ngjyra, përmirësojnë veten çdo ditë teknikisht. Prezantojnë teknikën me pika (dotlism). Një frymëziimi nisur në kushte shtëpiake, e thurur në lidhjen e vetme që krijohet midis nënës dhe bijes.
Çfarë është Dotilismi?
Emri mund të duket i ri, vet teknika ka mundësi të jetë më e lashtë. Është zhvilluar fillimisht në botën lindore, por tashmë ka vite që po bëhet e njohur anëmbanë. Është arti i renditjes së pikave duke krijuar motive të larmishme dhe shumëngjyrshe. Pika që krijojnë imazhe ose motive abstrakte. Përdoret shumë në aksesore, në dizajn ambjentesh, zbukurime shtëpie.
Dyqani Artbojeqielli
Mund të gjeni praktikisht çdo gjë! Tablot të punuara në formë Mandala, pasqyra, bizhu, vazo, aksesore, pjata dekorative, të gjitha të prekura nga ngjyra dhe pika të kulluara me durim dhe mjeshtëri, sepse nuk është aq e lehtë sa duket! Nisur ky bisnes familjar tani duhet vazhduar! Për të nisur një bisnes thonë nuk është e vështirë… Duhet diçka më shumëse një ëndërr.
Një buxhet, studimi i tregut, vendosja e çmimëve, detajet ligjore dhe financiare dhe përgatitjen shpirtërore për të gjitha sfidat që priten. Sfida si frika që punimet nuk do të mirëpriten. Kjo frikë shtohet kur është dëshira për të bërë diçka ndryshe. Artizanët pësojnë trendin e momentit si një peshë për t’u mbajtur, ndërsa shtypin prirjen e tyre artistike për të kënaqur shijen e sfilitur e trendeve. Këto sfida nuk stepin këto dy artizane të përkushtuara.
Pikë-pikë, ArtBojëqielli dëshiron të vazhdojë të krijojë, të përmirësohet, të ngjyros sado pak shtëpitë e Shqipërisë, pse jo matanë kufijve.
Nga Noa Nur