Artizanë nga Shkodra. Gjoana na i rrëfen
Tu folë me nji vajzë para disa ditësh, më thotë që kam vendosë që kyt vit me ba vetëm dhurata artizanale.
Më kënaqi kjo ide dhe më nxiti me ba nji listë me artizanë shkodranë ose që jetojnë e punojmë në Shkodër që çojnë përditë para me mund, dashni, përkushtim e durim bizneset ose sipërmarrjet e tyne të vogla.
E di që kur vjen puna te dhuratat e bame me dorë, ka nji farë hezitimit nëse ka me kenë në naltësinë e duhun për shijet tona që s’preken me pupël, por mjeshtria dhe eleganca e këtyne sipërmarrësve artistë e artizanë e hedhë poshtë kyt shqetësim që mund të keni.
Po i la fjalët e tepërta e po ju ftoj t’i hedhni nji sy fotove në vijim, por jo vetëm kaq, vizitoni faqet e secilit prej etiketimit në foto, flitni me ta për idetë e ndryshme që mund të keni, gjeni dyqanet e punishtet e tyne n’Shkodër, tue kenë se disa kanë edhe dyqan fizik ose m’pyetni mu se mund t’ju adresoj me shumë kënaqësi.
Janë ditët e duhuna me mbështetë andrra e biznese vendase!
Me shpresën që ju kam ndihmue e frymëzue sado pak, po vazhdoj punën me andrren teme.
Dashni,
Gjoana Leka