Artizanja meksikane vjen me këto krijime në Shqipëri

PUNTO ose punto.bycynthia realizon punime artizanale të thurura me shumë dashuri dhe pasion. Pas këtyre punimeve qëndron Cynthia Vargas, 26 vjeçarja nga Meksika e cila tani jeton në Shqipëri.
Veshjet e punuara me shtiza kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës së saj falë nënës. Ajo ofron punime unike duke u kujdesur që të jenë të rehatshme, për të gjitha moshat, masat, stilet dhe stinët.
Modelet e ndryshme dhe shumëngjyrëshe përgatiten nga materiale vendase, me blerjen e produktit ju do të suportoni biznesin vendas dhe qëndrueshmërinë.
Nga Aleksandra Stambolliu