Atlete prej kërpudhave dhe qimeve të qenushëve. Më ekologjike se kaq!
Dizenjuesja gjermane Emilie Burfeind ka krijuar atlete në formë çorape të përbërë me micel kërpudhash dhe qime nga qenushat. Atletet e zakonshme përbëhen nga 8-12 përbërës të ndryshëm që janë të dëmshëm për mjedisin dhe nuk shpërbëhen deri në 1’000 vite.
Ndërsa atletja “Sneature” vjen me një ndryshim pasi përbëhet nga tre materiale bio dhe të rinovueshme që mund të riciklohen ose të dekompozohen dhe nuk kanë lidhëse. Për të krijuar pjesën e sipërme Emilie përdor teknologjinë 3D të thurjes. Ky proces lejon që një model dixhital të realizohet pa qepje ose mbetje.
Përdorimi i teknologjisë 3D të thurjes lejon që dizajni të prodhohet sipas kërkesës duke parandaluar mbiprodhimin dhe mundëson ndyshimin e madhësisë, ngjyrave, modeleve dhe materialeve të atletes. Procesi funksionon shumë më shpejt dhe përdor pajisje prodhimi më të vogla dhe më pak energji sesa një fabrikë prodhimi atletesh. Në fund të ciklit të jetës materialet mund të shpërbëhen për 4 javë dhe të futen përsëri në ciklin e materialit ekologjik.
Nga Aleksandra Stambolliu