Babywearing nga Artistike Zadrima- Endur me dashuri
Lidhja e fëmijëve “babywearing” është një art, një gëzim dhe një pasion. Mbajtja e foshnjës tuaj afër ndërsa ecni dhe kaloni ditën tuaj ndihmon në krijimin e lidhjes midis prindit dhe fëmijës, ashtu si dhe një numer përfitimesh shëndetësore.
Studimet kanë treguar që mbajtja e foshnjave është e mirë për rritjen e niveleve të oksitocinës (hormoni i lumturisë), për të ndihmuar në depresionin dhe ankthin pas lindjes dhe për të ushqyer një fëmijë të qetë, të pavarur dhe të zhvilluar emocionalisht.
Gjithashtu është zbuluar se mbajtja zhvillon të folurit dhe balbezimin e foshnjës, lehteson dhimbjet e barkut dhe reflukset, dhe siguron një hapësirë qetësuese dhe të sigurt kur foshnja eshte i shqetesuar. Gjithashtu mund t’i jepni gji kur keni foshnjen te lidhur.
Mbajtja e foshnjave, kur bëhet si duhet, është e sigurt, e rehatshme dhe argëtuese dhe mund të bëhet që nga lindja, deri në moshën 3-4 vjeç, ose deri atehere që ju ose foshnja vendosni që nuk e doni më. Ju lejon të keni një nivel lirie te pamundshem me një karrocë fëmijësh, si dhe t’i jepni bebes tuaj një shans për të bashkëvepruar me botën përreth tyre, ndërsa ndjeni komoditetin e trupit tuaj pranë tyre.
Artistike Zadrima ka krijuar një gamë prej tre produkteve për veshjen e foshnjave: wrap, ring sling dhe Meh Dai. Secila prej tyre ka një madhësi standarde ose mund të bëhet me porosi për kërkesat tuaja specifike të madhësisë dhe ngjyrave. Ne gjithashtu mund të shtojmë qëndisje ose të përfshijmë fije të tilla si mëndafshi, leshi, pambuku dhe akriliku në përzierje. Të gjithë pelhurat e lidhesave janë të endura me dorë në tezgjah dhe të qepura ne respektim te standardet te BE-së.
Gratë e përfshira në qepjen e produkteve vijnë nga prejardhje të varfër dhe të disavantazhuar dhe u paguhet një çmim i drejtë për punën e tyre, duke i fuqizuar financiarisht nga situata e tyre e vështirë dhe duke u siguruar atyre aftësi të vlefshme. Blerja e çdo produkti Artistike Zadrima ndihmon për të mbështetur këto gra, familjet e tyre dhe komunitetet e tyre.
Handwoven with love.
Endur me dashuri.