Banorët nuk dorëzohen për Zall Gjocaj
Banorët e Zall Gjocajt vazhdojnë përpjekjet e tyre për të mbrojtur parkun natyror të zonës së tyre nga ndërtimi të hidrocentralit prej më shumë se tre vite,. Ata janë të janë të vendosur që t’i shkuar deri në fund luftës, pavarësisht sfidave dhe pengesave të krijuara, si nga pandemia, ashtu dhe institucionet qendrore dhe vendore. Ata mbeten sy e vesh ndaj zhvillimeve të tre proceseve të hapura në institucionet e drejtësisë, ndërkohë që qeveria mësohet se ka nxjerrë një vendim për ndryshimin e kufijve të parqeve kombëtare, me qëllim nxjerrjen jashtë parkut veprën e marrjes së ujit.
Protesta e fundit e banorëve ishte në fundprill dhe përfaqësuesit e 10.500 banorëve të 11 fshatrave përreth ngrenë shqetësimin se lumin e kanë vetë jetën e tyre. Nuk druhet hiç të thonë se rrjedhën e lumit nga Mati e kanë devijuar në Mirditë dhe se gjithë mullintë e ujit ku banorët e fshatit bluanin drithin i kanë shkatërruar. Në fillim të muajit prill ata iu bashkuan banorëve të Thirrës për një tjetër Hidrocentral, ndërsa shprehen se ata mbështesin çdo kauzë si e tyre, por që nuk do të lënë asnjëherë betejën kundër hidrocentralit që duan të ndërtojnë në Zall Gjocaj. Banorët mbeten të vendosur që t’i shkojnë deri në fund me çdo mjet ligjor që mundshëm. Madje çështja është dërguar tashmë edhe në SPAK.
Gjitahshtu këtij aksioni i janë bashkuar edhe aktivistë të grupit ATA të cilët po i mbështesin e lehtësojnë organizimin e aksioneve dhe protestave. Vendimi i fundit për ndryshimin e kufijve të zonave të mbrojtura, pa transparence, dhe që sjell tkurrjen e disa prej zonave të mbrojtura në Shqipëri i bën më të vendosur këta aktivistë në këtë kauzë. Konkretisht ky vendim tenton ta nxjerrë jashtë zonës së mbrojtur ujin nga vendi ku është ndërtuar diga e ndaj aktivistët shprehen se do të vazhdojnë bashkë me banorët e Zall Gjocaj të ndjekim hap pas hapi zhvillimet që do të ndodhin. E ndërsa beteja ligjore mbështetur nga avokatja e Klinikës Ligjore, Dorina Ndreka, ashtu edhe përpjekjet e banorëve për t’iu dëgjuar zëri në protestë.