Baresha / Një agroturizëm në tokat e të parëve
Baresha është agroturizmi që ndodhet në Reç të Malësisë së Madhe, çelur rishtas vjet në verë. U bënë shkas disa prona të trashëguara nga gjyshi që Haxhiu bashkë me familjen të lënë Shkodrën e të vendosen në Reç për të ndërtuar një agroturizëm që si fillim po ofron shërbimin e restorantit e që po kujdeset që të pajis këtë sipërmarrje edhe me katër dhoma pushimi.
Të zotët e punës janë me aq fat që vendndodhja e Bareshës është në një nga fshatrat më të begata të zonës. Natyra aty nuk është kursyer aspak në shumëllojshmërinë e prodhimeve si qershi, dardha, kumbulla, mollë, dredhëza, rrush, ftonj, fiq dhe arroret si arrat lajthitë e pa harruar gështenjat e shijshme të Reçit.
Tek Baresha shërbehet e gatiten gatime tradicionale të zonës for dhe të sofrës shqiptare. Të gjithë prodhimet i marin nga banorë të zonët përeth dhe një karakteristikë është edhe burimi që përdoret në këtë agroturizëm i cili vjen prej Burimit të Rrjollit e që përshkon plot 33 km e ndodhur 600 m mbi nivelin e detit. Gjithë stafi do t’ju bëjë që të gjeni mikëpritje dhe shërbim për një fundjavë të qetë mes natyrës dhe traditës e që është vështirë të harrohet!