Bariu në ndihmë të kafshëve të etura në kullota
Të gjitha kafshët vuajnë shumë për shkak të etjes gjatë verës së thatë e të nxehtë në Indi. Unë e kam parë këtë që nga koha kur isha i ri “, thotë Kamegowda, një bari 84-vjeçar i cili vendosi të ishte ndryshimi që donte vetë të shihte. Misioni i tij i u kthue puna e palodhshme për të ndërtuar pellgje për kafshët e etura në mal: për bagëtinë e tij por pse jo edhe për të tjera kafshë që banojnë pyllin.
Kështu nisi dhe historia katër dekada më parë, ku Kamegowda kuptoi se kodra, e cila ndodhej pranë fshatit të tij, nuk kishte pothuajse asnjë gjelbërim. Ndërsa merrte kopenë e deleve duke kullotur në kodër, ai pa kafshë dhe zogj të stresuar nga mungesa e burimeve natyrore të ujit në kodër. Aty Kamegowda i lindi idea e zhvillimit të një burimi uji kafshët dhe zogjtë që luftonin.
Ai vendosi të projektojë, zhvillojë dhe mirëmbajë pellgjet e kodrave. Për 40 vitet e fundit, pothuajse çdo ditë, ai gërmon pellgje nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 7 pasdite, kohë të cilën e ka për të kullotur bagëtinë e tij.
Burimi: Gulf News