Bateritë që përdorin nxehtësinë e trupit për të prodhuar energji elektrike
Shndërrimi i energjisë së trupit të njeriut në energji elektrike është një nga projektet që ka munduar shkencëtarët për vite me rradhë. Një njeri që pushon mund të prodhoj 100 vat energji mjaftueshëm për të furnizuar një ose dy laptop. 80% e energjisë së trupit nxirret si nxehtësi e tepërt. Njerëzit kanë nevojë për energji dhe konsumi masiv është një nga problemet mjedisore.
Studiuesit në Universitetin Colorado Boulder kanë zhvilluar një pajisje të re, me kosto të ulët, që nuk ndikon në mjedis dhe transformon trupin e njeriut në një bateri biologjike. Pajisja është elastike dhe mund të vendoset si unazë ose byzylyk dhe përdor gjeneratorë termoelektrik për të kthyer temperaturën e brendshme të trupit në energji elektrike. Risia e fundit e grupit Xiao fillon me një bazë të bërë nga një material i quajtur poliminë. Shkencëtarët më pas fusin një seri termoelektrikë të hollë duke i lidhur të gjitha me tela metalikë të lëngshëm. Produkti përfundimtar duket si një bashkim i një byzylyku plastik dhe një pllake motherboard.
Shkencëtarët kanë eksperimentuar më parë me pajisje të ngjashme termoelektrike, por kjo pajisje është elastike, mund të shërohet vetë kur dëmtohet dhe është plotësisht e riciklueshme duke e kthyer në një alternativë më të pastër ndaj elektronikës tradicionale. Ndryshe nga bateritë të cilat kur shkarkohen duhen zëvendësuar, pajisja termoelektrike vendoset në lëkurë dhe siguron energji të vazhdueshme. Sipas Xiao këto pajisje mund të dalin në treg gjatë 5-10 viteve të ardhshme.
Nga Aleksandra Stambolliu