“Bees and Trees”/ Kur dija vendos paqe në natyrë
Shumica prej nesh e shohin shëndetin në kuptimin e një diete të ekuilibruar dhe ushtrimeve të rregullta. Sigurisht që këto gjëra janë shumë të rëndësishme, por çndodh kur vjen puna tek produktet që përdorim në trupat tanë? Lëkura jonë është organi ynë më i madh e cila thith pothuajse gjithçka që vendosni mbi të. Msatarishty aplikohen rreth dhjetë produkte të ndryshme bukurie në lëkurën e tyre çdo ditë. Pa ditur jemi duke ekspozuar trupin ndaj një sërë kimikatesh të panevojshme e të dësmshme. Nëse jeni duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme, zgjedhja e kujdesit organik dhe natyral të lëkurës duhet të jetë një përparësi gjithashtu.
Kështu nisi dhe rrugëtimi i produkteve të kujdesit ndaj lëkurës “Bees & Trees” në mars të vitit 2014 prej Rona Nushit, studentes së farmacisë asokohe e cila krijoi një krem dielli më pëbërrje natyrale e pa përbërës kimikë e për përdorim personal. Duke qenë se Rona kalonte një kohë të gjatë në aktivitete në natyrë, produkti që do i nevojitej më tepër ishte një mbrojtës ndaj rrezeve të diellit por që të ishte një produkt natyral që do të vepronte në harmoni me lëkurën e saj.

Do të ishin pikërisht miqtë e saj që do të kërkonin prej Ronës të njëjtin produkt që kish përgatitur për veten në laboratorin e universitetit ku kish studiuar. Kërkesat e shumta u bënë shkas që ajo të mendonte seriozisht të merrej me krijimin e një linje të mirëfilltë kozmetike me përbërës natyral për përdorues përtej rrethit shopëror. Kështu ideja spontane e krijimit të një produkti për përdorim personal, në dhjetor të vitit 2014, do të kthehej në një ide biznesi të mirëfilltë, ku profesioni i saj do ta ndihmonte që të krijonte formulime të reja dhe markën e saj nën emrin “Bees & Trees” Biocosmetics.
Ishte gjatë vjeshtës së vitit 2015, kohë kur Rona ish përkushtuar me punimin e diplomës së saj dhe njëkohësisht praktikës së punës në Milano. Në atë kohë, Rona morri guximit t’i prezantonte produktet e saja tek laboratorët më prestigjoze botërore për kozmetikën me qëllimin e vetëm të krijimit të një linje organike shqiptare për produkteve të kujdesit ndaj lëkurës të cilat do të prodhoheshin sipas standarteve e kërkesave më të larta të Bashkimit Europian.
E gjithë përkujdesja e Ronës nuk ishte vetëm krijimin e produkteve të kujdesit të lëkurës me përbërës natyralë rritur a prodhuar duke përdorur praktika të qëndrueshme. Konkretisht produktet e “Bees & Trees” të cilat shquhen tashmë për mungesë të kimikateve të ashpra e toksinave, janë tashmë produkte të cilat vijnë më një ndikim të reduktuar në mjedis. Kështu në korrik të vitit 2015, Rona iu dedikua plotësisht kësaj çështeje duke bërë të mundur që i gjithë paketimi jo vetëm të jetë 100% i riciklueshëm por që të ishte një nismë konkrete që merrnin përsipër riciklimin e saj. Kështu lindi edhe bashkëpunimi me kompaninë që furnizohet me plastikë të riciklueshme dhe që i kthen ato në sende të tjera të konsumit të përditshëm.
Për Ronën tashmë janë gjashtë vite pune sfilitëse, sfida e rrugë të ashkelura për të rrokur ëndrrën e saj për të hapur ndoshta rrugën edhe nismave të tjera të cilat synojnë po të njëjtën gjë. Tashmë “Bees & Trees” renditet e krahasohet me linja botërore të kozmetikës për nga cilësia, përbërja, formulimeve, dizenjos, konceptit, vizionit dhe çdo çështje teknike që lidhet me të. “Bees & Trees” vazhdon rrugëtimin e saj drejt të jashtëzakonshmes, të madhes, gradualisht porsi një oqean i qetë.