Bereqeti i stinëve për shumë pak pará nga fermeri i vogël
Sot tregu ofron shumëllojshmëri produktesh: produkte vendi apo dhe nga ato që kanë udhëtuar me qindra kilometra. Por ka disa arsye më shumë për të zgjedhur produktet lokale.
Jo vetëm do të konsumoni më shendetshem prodhime stinore por njëkohësisht do të ndihmoni kështu edhe ekonominë lokale dhe kontribuoni në një mjedis më të shendetshëm.
Më poshtë do të gjeni disa argumente më tepër.
Të blesh produkte direkt nga fermerët/prodhuesit vendorë ndihmon ekonominë e tyre dhe familjeve të tyre. Pothuajse në të gjithë botën, prodhuesit e vegjël e shesin produktin e tyre tek shitësi i shumicës apo i pakicës në një cmim afër kostos së prodhimit.
Nëse ju blini direkt nga fermerët, atëherë ju jo vetëm paguani mundin dhe lodhjen e tyre por dhe i ndihmoni ata t’i shërbejnë tokës.
Fermerët e vegjël pjanë gardianët shekullorë të shumëllojshmërine gjenetik, ndryshe nga prodhimi në sasi të mëdha i një sistemi bujqësor modern.
Fermat e mëdha janë gjithnjë inovatore në përzgjedhjen e atyre varieteve që kanë aftësinë të prodhojnë më shumë, piqën në mënyrë uniform dhe vjelja realizohet në të njëjtën kohë.
Gjithashtu, përzgjedhin vetëm ato varietete që i reziztojnë kohës së gjatë të transportit të largët, magazinimit dhe qëndrimit në dyqan.
Fermerët e vegjël lokalë përzgjedhin varietete të ndryshme në mënyrë që të kenë një sezon më të gjatë vjeljesh e korrjesh. Produktet e tyre janë më se të larmishme.