Biblioteka ku ‘librat’ janë qenie njerëzore
Abergel, 48 vjeç, është drejtori i bibliotekës më të madhe dhe më të bukur në botë: Biblioteka Njerëzore, ku huazoni bisedën me njerëz në vend të librave dhe flisni me ta për jetën e tyre. Me degë në 80 vende, kjo bibliotekë ju lejon të bisedoni me një person, një lojtar regbi, një refugjat, një punonjës seksi – dhe t’i pyesni çdo gjë që ju vjen ndërmend.
Gazetari dhe aktivisti danez filloi nisi këtë iniciativë 21 vjet më parë kur festivali muzikor danez Roskilde i kërkoi të organizonte takime interaktive me të panjohur. “Po sikur të ftonim disa nga njerëzit më të papëlqyer të na tregonin historinë e tyre, në mënyrë që t’i kuptonim më mirë dhe t’u jepnim një shans për t’u larguar nga stigma e damka ku i kemi vendosur? Kështu mendja i vajti për një bibliotekëpyeti miqtë e tij në Kopenhag e panë me skepticizëm këtë ide të padëgjuar më parë.
Por Abergel ishte kokëfortë në idenë e tij, donte patjetër të krijonte një vend, një institucion të rrallë në kulturën tonë që me të vërtetë të përqafon, ose të paktën të strehon, të gjithë njëlloj e pa dallim.
Rregullat e tij të bibliotekës janë të thjeshta: trajtojini librat me respekt; kthejini ato në kohë dhe në të njëjtën formë që i keni huazuar; mos i merrni në shtëpi. “Ata do t’i përgjigjen çdo pyetjeje që keni guximin të bëni,”, tregon Abergel.
Biblioteka njerëzore është tani aktive në 80 vende, me degë në Teksas dhe Tokio, Bangladesh dhe Berlin. Çdo lexues që e viziton, virtualisht ose personalisht, zgjedh dy ose tre tema që i interesojnë: regbi, depresioni, refugjatët, puna seksuale, kanceri, pikëllimi. Zgjedhjet janë pothuajse të pafundme. “Ka një libër të madh të fshehur në të gjithë ne dhe shumica prej nesh do të ishin bestseller“, rrëfen Abergel. “Merrni bodybuilderin, romët, myslimanët, hebrenjtë, hipin, artistin e rrugës… Të gjithë kanë një histori unike.”