Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit
Biblioteka ndërkomunale e Prizrenit është një ndër institucionet e para edukativo-arsimore në qytetin e Prizrenit. Duke u nisur nga fakti kjo Bibliotekë është dhe mbetet si djep kryesor i dijes dhe i kulturës, më madhështore këtë figurë gjigante e bën edhe vet qyteti i Prizrenit, ku njihet për nga kultura, pozita gjeografike dhe elemente të tjera që e kanë, dhe e karakkterizojnë këtë qytet.
Prizreni njihet si një ndër qytetet e para dhe më të lashta të historisë sonë, duke u veçuar nga kultura, ekonomia dhe shumë gjëra të tjera që e vendosin Prizrenin në qendër të vëmendjes. Pas shumë luftërave dhe nga vetë natyra prizreni si qytet antic kishte këto epitete: Udhëkryq i Ballkanit”, “Djepi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, “Bërthamë e zhvillimeve kulturore”, ky fakt na dëshmon që qyteti i Prizrenit ka një lashtësi aq të madhe sa edhe vetë historia e tij.
Nga ky vend kanë identifikohen edhe shumë personalitete të njohura me ndikimin në jetën kulturore, politike, sociale, artistike dhe fetare, Ndër ta përmendim edhe shkrimtaren e njohur Suzi Çelebiu, pastaj humanisten e madhe Gonxhe Bojaxhiu (Nëna Terezë)dhe shumë personalitete të njohura që lanë gjurmë në historinë tonë. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe monumentet kulturore dhe historike të vendit tonë, të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshmë kohore si psh: “Hamami i Gaz Mehmet Pashës”, “Kisha e Shën Premtes”, “Xhamia e Sinan Pashës”, “Ura e Gurit”, “Rrapi shekullor” në Marash, “Kisha e Kryeengjujve” si dhe teqe të shumta që e identifikojnë Prizrenin si djep të kulturave të ndryshme në vend.
Poashtu, Prizreni përveç që ishte një qytet i kulturës fetare, zejtare, tregtare, ekonomike, dhe ushtarake, Prizreni ishte qendër e hapjeve të shumta të shkollave fetare, laike, u formuan shoqata dhe shoqëri të ndryshme, formimi i fondeve të ndryshme bibliotekare, ishte vend i botimit të gazetave, revistave dhe mbi të gjitha Prizreni shquhet si një ndër qytetet e para që e themeloi radiostacionin e parë në vend.
Nga Argjira (Ari) Ukimeri, Ma.Sc. Pedagoge