Biçikleta dhe mjedisi
Biçikleta siguron transport të shpejtë, kursen paratë dhe zvogëlon ngrohjen globale. Gjithashtu shërben si një shembull pozitiv për të tjerët. Biçikleta ul emetimet e karburantit dhe siguron një formë më të pastër transporti, zvogëlon numrin e automjeteve në rrugë dhe trafikun. Përdorimi i një biçiklete zvogëlon nevojën për metale për prodhim që nxirren nga toka, shkatërrojnë peisazhet dhe shkaktojnë shpyllëzime.
Biçikletat zënë më pak hapësirë sesa makinat për parkim, ulin kërkesën për rrugë të reja dhe parkime që është një problem për mjedisin. Kjo nënkupton më shumë tokë për parkim që dikur ishte shtëpia e bimëve dhe e kafshëve. Asfalti dhe kimikatet që përdoren për parkimet lëshojnë ndotje në ajër dhe krijojnë nxehtësi që rrisin ngrohjen globale.
Mirëmbajtja e biçikletave është më e lirë dhe më e shëndetshme për njerëzit. 80% e monoksidit të karbonit në atmosferë vjen nga automjetet që punojnë me gaz dhe naftë, që shkaktojnë 55% të ndotjes së oksidit të azotit në ajër. Të përdorësh një biçikletë sjell zero ndotje dhe ul konsumin e naftës.
Nga Aleksandra Stambolliu