Një zgjidhje për krizën ushqimore
Sipas zbulimit në raportin e ‘Gjendjes së Bimëve dhe Kërpudhave të Botës 2020’, numri i llojeve të bimëve nga të cilat varet njerëzimi për ushqim sa vjen e zvogëlohet për shkak të faktorëve si për shembull: popullsia boterore që pritet të rritet në 10 miliardë deri në vitin 2050, kriza klimatike, shpyllëzimi pa kriter, sëmundjet prej parazitëve të rinj të të mbjellave. Kjo i bën furnizimet ushqimore të prekshme nga ndryshimet në klimë dhe sëmundjet e reja, veçanërisht me popullsinë e botës
Më shumë se 50% e popullsisë në botë e kanë dietën e tyre ushqimore të bazuar tek konsumimi i orizit, misrit dhe grurit dhe vetëm 15 bimë të ngjashme sigurojnë 90% të të gjitha kalorive.
Studiuesit kanë zbuluar se ka mbi 7,000 bimë me vlera të larta ushqyese e të cilat gëzojnë një pozitë të mirë përsa i përket rrezikut të zhdukjes e që fare mirë mund të përdoren në të ardhmen për të siguruar sistemin tonë ushqimor. Aktualisht vetëm 6% e këtyre llojeve të bimëve janë kultivur në shkallë të konsiderueshme.
Ushqimet e mundshme të së ardhshmes mund të përfshijnë fasulen morama, e rritur në Afrikë e Jugut e cila është tolerante ndaj thatësirës apo edhe një specie të frutave pandan që rritet nga Havai në Filipine.
Stefano Padulosi, ish -shkencëtar i lartë në Aleancën e Biodiversitetit Ndërkombëtar, komentoi lidhur me gjetjet e këtij studimi kësisoj: “Mijëra lloje të bimëve të neglizhuara janë shpëtimi për miliona njerëz në Tokë të cilët priten të vuajnë shumë pasojat e një krizë të ashpër klimatike dhe mbi të gjitha pasojat e pasigurisë së ushqimit.”
Shkencëtarët përmes këtij raporti i bëjnë me dije OKB -së se bota nuk arriti asnjë nga 20 objektivat e biodiversitetit të vendosur dhjetë vjet më parë në konferencën Aichi në Japoni dhe masat që duhen marë duhet të jenë të menjëhershme dhe serioze.
Përcaktimi i prioriteteve të shmangies së katastrofës klimatike dhe ushqimore kërkon njohuri të hollësishme të kërcënimeve që has biodiversiteti në mbarë botën. Raporti trajton sesa pak njohuri të përgjithshme ka për rëndësinë e kërpudhave dhe bimëve për vetë ekzistencën e kulturave bujqësore dhe sigurinë ushqimore në planetin tonë.
Nevojitet urgjentisht veprimi për të parandaluar zhdukjen e specieve dhe për të siguruar të ardhmen e këtyre pasurive natyrore të pazëvendësueshme dhe jetike për planetin.