Bletërritësja që luftoi “Monsato-n” dhe fitoi!
Aktivistja Leydy Pech është bletërritësja që drejtoi fushatën kundër përdorimit të farave gjenetikisht të modifikuara nga kompania lider e agroindustrisë “Monsato”. Asaj iu akordua çmimi prestigjioz për mbrojtjen e mjedisit “Goldman Environmental Prize” në Amerikë, pikërisht për ndalimin e shitjes së farave gjenetikisht të modifikuara në shtatë shtete.
Leydy është një bletërritëse, e cila bëri bashkë fermerët e vegjël dhe shoqata të tjera për mbrojtjen e mjedisit për të kundërshtuar shitjen e farave nga “Monsato”, me arsyetimin se ato po dëmtonin rëndë kosheret me lëndën gjenetikisht të modifikuar që këto fara mbartnin.