Si do ia bënim pa bletët?
Kur i kujtojmë bletët, gjëja e parë që na vjen ndërmend është mjalti derdhur mbi bukën e thekur. Për të tjerë helmi i thumbit apo zukatja e besdisshme të tyre. Por për shumë nga ne, rëndësia dhe dobia e bletëve njihet fare pak. E vërteta është se bletët janë një aset i çmuar për ekositemin tonë, për vetë ekzistencën e të mbjellave e për rrjedhojë, nuk është pak ta thuash, edhe për jetën në tokë.
Nëse bletët nuk do të ekzistonin, as njerëzimi nuk do të mundte.
Edhe pse janë një specie drejt zhdukjes, bletët janë polenizueset më të nevojshme dhe më të rëndësishme: ato polenizojnë 70 prej 100 kulturave bujqësore që ushqejnë gati 90% të popullsisë në botë. Në gjuhë shifrash ekonomie përkthehet në 30 bilion dollarë prodhim bujqësore në vit.
Këto statistika janë veçse pak nga e gjithë historia e rëndësisë së bletëve. Pa bletët tona ne rrezikojmë humbjen e bimëve që polenizohen prej bletëve. Siç do të humbnim gjithë kafshët që ushqehen me këto bimë e si pasojë do të kemi një prishje të zinxhirit ushqimor.Me fjalë të thjeshta, marketet do të kishin më shumë se gjysmën e frutave dhe perimeve në raftet e tyre e shumë produkte si mollët, qershitë, avokadot, boronicat, kastravecët, brokolit, e shumë prodhime të tjera nuk do të ekzistonin më.