Bonum na tregon përse zgjodhën të ofronin nënproduktet e qumështit të dhisë në tregun shqiptar
Bonum është krijuar në vitin 2015 dhe është një ndër fermat më të mëdha në vend për kultivimin e dhive si dhe furnizues të qumështit të dhisë edhe për kompani të tjera që operojnë në Shqipëri.
Bonum lindi nga dëshira për të ofruar produkte që ndikojnë në mirëqënie. Aktualisht Bonum ka në portofolin e saj bulmet nga qumështi i dhisë, por ne synojmë ta zgjerojmë portofolin e produkteve duke ju ofruar konsumatorëve alternativa të shëndetshme.
Bonum zgjodhi pikërisht qumështin e dhisë dhe nënproduktet e tij sepse në bazë të hulumtimeve të ndryshme përdorimi i qumështit të dhisë sjell disa avantazhe për organizmin tonë.
- Qumështi i dhisë është më i tretshëm sepse molekulat e dhjamit janë me një madhësi më të vogël se ato të qumështit të lopës – duke e bërë atë të tolerohet lehtësisht. Trupi ynë mund të tresë qumështin e dhisë për 20 minuta ndërkohë qumështi i lopës tretet për 2-3 orë.
- Organizmi, veçanërisht për disa njerëz, e toleron më mirë qumështin e dhisë, dhe kjo mendohet se vjen nga fakti që përmban më pak laktozë (rreth 7% më pak se qumështi i lopës).
- Qumështi i dhisë përmban 27% më shumë vitaminë B6 dhe 47% më shumë vitaminë A se ai i lopës.
- Qumështi i dhisë është burim shumë i mirë i mineraleve natyrale Ca, Na, Mg, P, K etj, si dhe përmban rreth 13% më shumë calcium se ai i lopës.
- Qumështi i dhisë nuk formon mukozë (gëlbazë) dhe tolerohet më mirë nga astmatikët dhe ata me alergji.
- Qumështi i dhisë përmban më shumë klor, fluor se çdo bagëti tjetër shtëpiake. Klori dhe fluori janë natyralë.
- Qumështi i dhisë tolerohet nga një mëlçi e dëmtuar për shkak të molekulave më të vogla të yndyrës.
A jeni duke menduar akoma nëse duhet të filloni të shtoni në përdtishmërine tuaj qumështin e dhisë dhe nënproduktet e tij?