Borin na tregon se Bonsai nuk është vetëm një bimë por një mënyrë të menduari

Borin Shehu është i riu që ka si qëllim të adaptoj metodën japoneze të bonsai-ve me estetikën shqiptare. Ai dëshiron që veprat t’i përshtaten egërsisë së natyrës dhe peizazheve të vëndit tonë. Për t’ua shpjeguar më mirë, Borin nuk dëshiron aspak të sjell një kopje identike të modeleve japoneze.
Asnjërë Borin nuk ka qenë i interesuar në çfarë ata bëjnë por në si ata veprojnë. Diçka që e ndjen e mungon në vëndin tonë është metodologjia dhe nomenklatura e saktë e detajeve dhe proçeseve në fusha të ndryshme, ndërkohë që në kulturën japoneze çdo proçes, çdo etapë dhe çdo pjesë e tyre ka emërtimin përkatës.
Ndaj ajo ç’ka Borin shpreson të arrij me nismën tij nuk është veçse një vazo me bonsai. Ai shpreson fort dhe është i duruar të arrij e prezantoj një publiku sado të vogël apo të madh me këtë disiplinë të të menduarit dhe të vepruarit, gjithnjë duke i qëndruar besnik gjuhës tonë duke emërtuar çdo gjë në shqip.