Botës Magjiplotë të Letrës mund t’i bashkohen vogëlushët për të mësuar artin e filigranit në letër
Dori Muhaj është vajza që fshihet pas “Bota Magjiplotë e Letrës”. Pikërsisht në profilin e saj në istagram, ju mund të njiheni me punimet e saja të cilat bazë kanë teknikën e filigranit te letrës. Këto krijime janë shumë të veçanta jo vetëm nga motivet tradicionale që përdor por edhe sesi i transformon letrën në objekte të ndryshme si vathë, kartolina, suvenire, zbukurime e gjithfarë personalizimesh të tjera që ia lejon imagjinata dhe krijimtaria.
Por së fundmi Doriana dëshironi që gjithë pasionin e saj ta ndaj me fëmijët. Ajo ka vendosur të kriojoj grupe të vogla artdashësish sipas grupmoshave 4-7, 8-10 dhe 11-13 vjec, e që dëshirojnë të punojnë e zhvillojnë projekte të ngjashme me krijimet e Dorianës. Për shkak të situatës së pandemisë, kurset do të zhvillohen përmes platformës “Zoom”, me një grup prej tre fëmijësh, me moshë të përafërt.
Ndaj merrni një laps e letër të shënoni disa prej gjërave të bukura që do të mësojnë e përvetësojnë fëmijët nga kjo artiste e ndoshta diçka do të jetë interesante edhe për vogëlushët tuaj për t’iu bashkohet grupit.
-Kartolina të ndryshme duke përdorur kopsa, gur, sende të zakonshem;
-Shporta të thjeshta me gazeta;
-Shtepi 3D me fletet e ndonje fletoreje të vjetër. Kur ta mbarojnë fëmijët do ta ngjyrosin sipas dëshirës;
-Lule të ndryshme prej letre. Buqetë me lule letre të vendosur në një kavanoz qelqi;
-Kornizë fotografish me kuti kartoni;
-Inicialet ose emrin e fëmijës me xhufka që do t’i bëjmë vetë;
-Pak histori per artin e filigranit të letrës;
– Ngjyrime me fruta dhe perime;
-Pak natyrë me plasteline, do të krijojmë nje tablo me disa elemente të natyrës për shembull lule, peme, breshkë;
-Shporte me pe;
-Shenjues libri me teknika të ndryshme;
-Arti i palosjes se letres (origami), pak histori dhe projekte të thjeshta;
-Si të bëjmë vetë nje çantë per dhurata e si të paketojmë një dhuratë.