Botohet libri “Kuzhina tiranase në 100 vite” me autore Dhurata Thanasi
Vjen libri i parë të historisë së kuzhinës së trevës së Tiranës “KULINARIA” me autore Dhurata Thanasi, në kuadër të 100 vjetorit të kryeqytetit.
Pas gati një vit pune intensive, hulumtimi, takimesh me burra e gra, të moshuar, barinj, bukëpjekës, baxhoxhinj, agronomë, bujq, baltëpunues, historianë, etnografë, këngëtarë, enologë, tiranas “denbabaden”, familje dibrane të Tiranës, shefa kuzhine, u mundësua të sillen të dhëna mbi këtë pjesë të historisë së popullit të Tiranës.
Ky libër e shikon historinë në një këndvështrim tjetër: si një seri transformimesh të shkaktuara, të mundësuara ose të ndikuara nga ushqimi. Krahas fakteve historike që kanë të bëjnë me mënyrën se si kanë ngrënë tiranasit, burimet dhe të mirat e territorit të saj, në këtë libër kam sjellë dhe tridhjetë e një receta tradicionale dhe autoktone nga e gjithë zona.