Fisi indigjen që ruan edhe sot një rend shoqëror matriarkal
Tati është pjesë e është pjesë e komuniteti indigjen të Bribri-së në Kosta Rika, Panama. Në foto shihet tek shtyp e një gur kokrrat e kakaos në një tjetër rrasë të madhe guri. E gjithë dhe kultura e rritjes dhe përpunimit të kakaos është e lidhur fort me shpirtin e kësaj popullate. Tati e ka të trashëguar këtë zanat nga paraardhëset e saj.
Përkthyer në spanjisht ‘Bribri’ është valiente, që do të thotë trim, guximtar e kurajoz. Ky është shpirti i njerëzve autoktonë Bribri, që, kanë treguar se i rezistojnë provës së kohës, duke ruajtur besimet, traditat dhe kulturën e tyre. Fshatrat e tyre janë të largët dhe të izoluar, ndonjëherë disa udhëtojnë me anë të lumit për të arritur në destinacionin. Sidoqoftë, ata kanë arritur të mbijetojnë në mënyrën e tyre, larg ndikimit të njerëzve që i përkasin shoqërisë së civilizuar. Fshatrat përbëhen nga shkolla, ndërtesa komunitare, shtëpi mbledhjesh dhe takimesh dhe kasolle konike të cilat janë qendrat e tyre te shkurjes në komunitet dhe praktikimin e lidhjeve shpirtërore që kanë me njëri-tjetrin.
Bribri mbanka një karakteristikë të veçantë përsa i përket rendit shoqëror i cili ende mbetet nën matriakalizëm ku rolin kryesor në shoqëri i përket gruas. Kësisoj vetëm gratë në komunitetin Bribri lejohen të përpunojnë kakaon e përgatisin çokollatën dhe pije të shenjta me kakao dhe mbi të gjitha vetëm gratë mund të trashëgojnë tokën. Ja pse Tatit i duhet të merret me gatitjen e kakaos në tokën e saj. Për të kjo mundësi është provilegj e nuk ka dyshime se do t’ia kalojë dhe pasardhësve të saja këtë zanat.