Bujkeshat shqiptare
Gratë në Shqipëri janë aktore të rëndësishme të prodhimit bujqësor, dhe përbëjnë afro gjysmën e forcave të punës në këtë sektor. Bujqësia ende ka probleme të thella, dhe të qënit grua i dyfishon vështirësitë. Gratë hasen me informalitetin, konkurecën e pandershme, punën e papaguar, aksesin e ulët në pronësi dhe shpeshherë edhe me presione të formave të ndryshme. Zyrtarët mendojnë se ende ka shumë punë për të bërë, ndërsa ekspertët sugjerojnë bashkimin e tyre në grupe për të maksimalizuar fuqitë.
Gratë në Shqipëri përbëjnë afro 50 për qind të forcave të punës në bujqësi, duke marrë një rol të rëndësishëm në këtë sektor që zë rreth 19 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vend. E megjithëse ato janë aktore të rëndësishme, vetëm 7 për qind e tyre janë pronare të fermave. Duke ju referuar shembujve ka arsye të forta për këtë shifër të ulët. Ejona braktisi 4 vjet më parë profesionin e ekonomistes për të ndërtuar një fermë të rritjes së dhive dhe te përpunimit të qumështit të qumështit në një zonë rurale në Durrës.
E megjithatë sfidat janë të shumta, një prej tyre mbetet aksesi i ulët i grave të zonave rurale në pronësi. Sipas kodit të familjes kryefamiljari është ai, që mban raportet e familjes me palët e treta dhe gruaja nuk është përfituese e vlerave monetare në familje. Zyrtarët thonë se po punohet dhe për krijimin e lehtësirave për gratë në zonat rurale, si shtimi i kopshteve, qasja e grave në teknologji si dhe trajnime të ndryshme. Por sfidat janë të shumta. Gratë në bujqësi mbeten në masë dërrmuese të pasiguruara, për shkak të asaj që quhet punë e papaguar.