Bujqësia e të rinjve
Prej programit për “Zhvillimin e Qendrueshëm Rural” (SRD) jane mbështetur 6 projekte pilote që janë duke u zbatuar në 6 shkollat profesionale bujqësore në Korcë, Shkodër, Clirim, Golem, Cërrik dhe Pogradec me qëlllimin kryesor lidhjen e njohurive teorike me ato praktike si edhe promovimin e këtyre shkollave në rajon duke krijuar një lidhje të natyrshme mes tyre dhe bizneseve bujqësore të zonës.
Në shkollën e Golemit është rehabilituar sistemi i ujitjes dhe kullimit për serrën e shkollës, si edhe janë mundësuar praktikat profesionale të nxënësve në bizenset rajonale.
Në tre shkolla, atë të Cërrikut, Pogradecit dhe Korcës janë duke u ndërtuar serrat didaktike dhe shkollat shumë shpejt do të prodhojnë produktet e shkollëa. Këdo produkte do të promovohen tek bizneset turistike të zonës dhe agroturizmet duke mbajtuar me krenari brandet e shkollave profesionale bujqësore.
Në Clirim, janë dhuruar dele të rasës ASAF, për të ndihmuar veterinerët e rinj të kujdesen dhe mbarështojnë këtë racë të re të deleve. Projekti ka mbështetur trajnimet në të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit të qumështit nën brandin e shkollës.
Gjithashtu prej prej programit për “Zhvillimin e Qendrueshëm Rural” (SRD) jane mbështetu454 të rinj të moshave 18 – 39 vjeç, si:
- studentë
- fermerë të rinj
- të papunë
- të rikthyer nga emigrimi
prej zonave urbane dhe rurale në Tiranë, Shijak, Lushnjë, Peshkopi, Dibër, Belsh, Lezhë, Korçë, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Pogradec, Përmet keta te rinj janë trajnuar përgjatë 2019 – 2020 si vijon:
- Për të përmirësuar fermat e tyre në fshat
- Për të rritur kapacitet e tyre lidhur me marketingun, menaxhimin, apo përgatitjen e projekteve në bujqësi
- Për të përmirësuar aftësitë e tyre lidhur me sektorin bujqësor
- Për tu njohur me anën praktike përmes praktikave profesionale
- Për të rritur mundësitë e tyre për punësim dhe vetëpunësim në sektorin bujqësor