Bujqësia mbetet “zemra’e ekonomisë shqiptare
Pavarësisht se braktisja e fshatit dhe zonave rurale drejt qendrave urbane nuk ka rreshtur që prej viti 1991 duke e tkurrur kështu popullsin rurale me 44%, bujqësia në Shqipëri mbetet prioritare për të siguruar të ardhura e jetesen shumëkujt. Konkretisht sipas të anketës së forcës së punës të INSTAT, nga afro 1.2 milionë të punësuar në të gjithë vendin, 36.4 për qind prej tyre janë në sektorin bujqësor.
Në vendin e dytë renditet tregtia, transporti, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative me 27.2 %, të ndjekur nga administrimi publik, shërbimet sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera me 16.3 për qind. Sektori i prodhimit, zë një pjesë të konsiderueshme me 10.9 për qind, ku kompani të shumta kanë qindra individë të punësuar, edhe pse pagat jo gjithnjë janë të kënaqshme.
Kjo industri dhe kryesisht ajo me material porositësi kanë njohur zhvillim dhe zgjerim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit. Ndërtimi zë afro 7 %, dhe kjo lidhet edhe me zhvillimin që ka pasur kjo industri dhe kërkesën e lartë për akomodim e shërbime. Ndërsa vendin e fundit e zë, industria nxjerrëse, energji, gaz dhe furnizimi me ujë.