Bujqësia moderne e fermeri i vogël i varfër
Sa shume kohët kanë ndryshuar! Pesëdhjetë vite më parë, pothuajse asnjë nuk dyshonte se kombinimi i hibrideve me prodhimtari të lartë me fertilizuesit kimikë, pesticidet e fuqishme, vaditjen e plotë dhe makineritë bujqësore të rënda do ta zhduknin njëherë e mirë urinë në botë.
Tashmë është e qartë se për disa vende e miliona njerëz të ushqyerit është shqetësimi primar dhe sfida kryesore përskaj aftësisë për të prodhuar ushqim të mjaftueshëm. Sistemi ushqimor global haset me shumë probleme e sfida si: mbiprodhim, çuarje dëm të ushqimit dhe uri të skajshme.
Statistikat tregojnë se fermerët e vegjël e të varfër janë ata të cilët e reflektojnë më së shumti problemin e kequshyerjes dhe urisë së tyre: fermat e mëdha industrial që kanë në dorë tregun dhe janë aq të fuqishme sa të prodhojnë mjaftueshëm mbi kërkesën e tregut në mënyrë të tillë që të ulen çmimet e tregut, monopolizuar ate e varfëruar e falimentuar fermerët e vegjël.